Petrit Hoxhaj: Ka filluar hapja e rrugës për tek “Guidat e Vjetra Arkeologjike”

Petrit Hoxhaj, kuendar i LDK-së, njofton se ka filluar  hapja e rrugës për tek “Guidat e Vjetra Arkeologjike”. “Rruga na mundëson që të përdoret edhe për çështje rekreative, piknik, shëtitje, ecje  në natyrë, ciklizëm”, shkruan ndër të tjera Petrit Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Te nderuar bashkevendas, ju miq dhe shoke, ne veçanti ju qe ma besuat voten ne Zgjedhjet Lokale te 2017!

Siç jame zotue ne ate kohe, une vazhdoje te agazhohem per te miren e gjithesecilit nga ju.

Puna qe e beje eshte per ju.

Ne vazhdimin e realizimit te projekteve qe kame premtuar, sot me date 24.04.2021 dite e shtunë filluam me hapjen e rruges me gjatesi rreth  3 kilomter, rruge e cila na mundeson viziten tek “Guidat e Vjetra Arkeologjike” qe kane nje vlere Historike dhe jane te vjetra diku mbi 3000 vjeqare.

Rruga na mundeson qe te perdoret edhe per qeshtje rekreative, piknik, shetitje, ecje  ne natyre, ciklizem. Kjo rruge na mundeson te shohim edhe luginen e Drinit.

Nje falemenderim per Komunen dhe Kryetarin z. Mytaher Haskuka bashke me drejtorin Osman Krasniqi qe qdo projekte qe eshte ne te miren e pergjithshne po e realizojne.

Po ashtu edhe Kompanin  Sedi Turs qe po e bejne nje pune te mrekullushme.

I juaji,

Petrit O. Hoxhaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *