Petrit Hoxhaj: Kryetari i Prizrenit e ka zhvendosur fotografinë e presidentes
Në një postim në Facebook Petrit Hoxhaj, anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, i listës Guxo që ka garuara në siglën e Vetëvendosjes thotë se “me të marre detyrën Kryetari I Prizrenit paska zhvendosur fotografine e Presidentës Vjosa Osmani nga një vend i dukshëm në ballë duke e vendosur ne qoshe të derës”.
Postimi i plotë:
Me të marre detyrën Kryetari I Prizrenit paska zhvendosur fotografine e Presidentës Vjosa Osmani nga një vend i dukshëm në ballë duke e vendosur ne qoshe të derës. Kjo zhvendosje jo vetë që duket shumë e pahijshme, është edhe një nenqmim i figurës së Presidentes si udhëheqëse e institucionit më të lartë shtetëror të Republikes së Kosoves.
Deshtet apo nuk deshtët Presidentja Vjosa Osmani do të jetë edhe për 4 vitet e ardhshme në krye të shtetit të Republikës së Kosovës. Andaj kërkojë që të respektohet figura e Presidentës së Kosovës dhe të kthehet fotografia në vendin e duhur ashtu sic obligohet në balle të murit, e jo prapa derës.