Petrit Hoxhaj: Shqetësues mbetet fakti që edhe në Komunën tonë siguria në vendin e punës lë për të dëshiruar
Petrit Hoxhaj kuvendar i listës Guxo në Kuvendin Komunal të Prizrenit shkruan se “Shqetësues mbetet fakti që edhe në komunën tonë siguria në vendin e punës lë për të dëshiruar”. Ai ka sugjeruara që të “kërkohet nga inspektoriati i punës që në mënyrë të vazhdueshme të monitorojnë në teren, të marrin masa dhe kompanitë që kryejnë punimet të obligojen që të paisen me paisje sigurie për puntorët , në te kunderten te gjobiten ata që kryejnë shkelje.
Një kujdes i shtuar nga ne sot, shpëton jetë”.
Postimi i plotë
I nderuar shoku Totaj,
Me kënaqësi si bashkëqytetar po i mirëpresim dhe po i vëzhgojm punimet që po kryhen në komunën e Prizrenit.
Shqetësues mbetet fakti që edhe në komunën tonë siguria në vendin e punës lë për të dëshiruar.
Gjatë vizitës tuaj në vend punishte a po e vren që mungojnë paisjet për siguri dhe shëndet në punë, po ashtu edhe një pjese e madhe e vendpunishtëve nuk kanë siguri për punëtorët e qytatarët.
Punëtorët detyrohen të punojnë pa kushte elementare, pa paisje siguri: pa këpucë të punës, pa kapele, pa dorëza e jelek, ku një gjë të tillë kompanit në procesin e tenderimit deklarojm se i posedojn ndërsa në realitet po del ndryshe.
Jeni dhe jemi të informuar që para disa ditësh ndodhi një aksident në punë në një kompani të kontraktuar nga komuna e Prizrenit, ku tre puntorë pësuan lëndime serioze nga shembja e dheut dhe fal Zotit pa fatalitet.
I nderuar kryetar disa komuna të Kosovës si kushtë në tenderim e kan qit që kompanija fituese ta ketë personin përgjegjës për siguri.
Kërkoni nga inspektoriati i punës që në mënyrë të vazhdueshme të monitorojnë në teren, të marrin masa dhe kompanitë që kryejnë punimet të obligojen që të paisen me paisje sigurie për puntorët , në te kunderten te gjobiten ata që kryejnë shkelje.
Një kujdes i shtuar nga ne sot, shpëton jetë.
Nuk jam kundër as një kompanije por jam për të mbrojtur Sigurin dhe Shëndetin në Punë të Puntorve.
P.s. fotografitë janë të marrura nga faqja zyrtare e komunës së Prizrenit.