ÇELNI VERËN, T’IA KTHEJMË SHPIRTIN KOSOVËS!
Momentalisht po kalojmë në një situatë të rëndë. Si për nga shëndetësia, si për nga ekonomia.
Shkruan: Petrit Kllokoqi
Nga 13 prilli do të hyjmë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Gastronomia do të kalojë edhe në një tjetër rënie. Kërkesa agregate do të bie, dhe kjo do të përkthehet me rënie të madhe të frekuentimit të lokaleve. Në këtë rast, mbyllja totale me këto resurse që kemi, do të ishte fatalitet!
Orientimi jonë duhet të jetë DREJTË VERËS!
Verën e kaluar, pa vaksina, Shqipëria liroj plazhet dhe shumicën e klubeve të cilat përthithën remitencën e mërgatës sonë dhe kursimet e kosovarëve.
Po shohim që këtë vit Shqipëria është duke u vaksionuar para nesh, e gjithashtu po shohim që ka filluar fushata e Edi Ramës që kufizimet do të hiqen, diskotekat dhe sallat e eventeve do të hapen.
Pra, normaliteti i jetës po i kthehet Shqipërisë!…KOSOVA ENDE S’KA PLAN PËR VERËN!
Nëse edhe këtë verë jemi të mbyllur, EKONOMIA JONË DO TË VDESË!
Kjo diasporë që kemi, dhe këtë infuzion që marrim, nuk kemi nevojë të ja destinojmë ASKUJT!
Nëse një kosovar ose një mërgimtar i Kosovës, ka për t’u martuar, dhe Kosova i mban të mbyllura sallat e dasmave, ai Kosovar me shumë gjasë do të organizojë dasmën e tij dikund në Shqipëri ( Shëngjin, Durrës, Vlorë ose kudo tjetër ).
Të ftuarit do të jenë nga Kosova…VIRUSI DO TË PËRHAPET NJËJTË… SI NË KOSOVË, SI NË SHQIPËRI!
PARAJA SHKON TE ATA, VIRUSI KTHEHET TE NA!
Nëse një i ri i diaspores vjen i vaksinuar dhe e din që këtu klubet e natës janë të mbyllura, ai do të shkojë gjithkund tjetër pos Kosovës.
E kemi ndërtu me vite këtë kulturë të makiatos…bukuri të jetës së natës…shyhret të dasmave… ÇELNI VERËN, T’IA KTHEJMË SHPIRTIN KOSOVËS!