Plagoset një 39-vjeçar në Prizren

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur një 39 vjeçar.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës ka thënë për mediumin lokal “RTV Besa” se rreth orës 08:50 kanë pranuar informacionin se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

 “Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se i plagosur është V.H, viti i lindjes 1982. sipas mjekut është i plagosur me armë të zjarrit, siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar deri në plagosjen e këtij personi, por që njësitet policore janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se më vonë do të bëhen të ditura detajet shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *