Policia aksion në një kafiteri në Prizren, arrestohen 3 persona për bixhoz
Mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, njësitet policore kanë kontrolluar një kafeteri, ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati e bixhoz.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë kontrollit, në këtë lokal janë hasur tre persona (emra të njohur për redaksinë), dy prej të cilëve ishin duke luajtur bixhoz.
Në kafeteri, prezent ka qenë edhe pronari i lokalit, i cili dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit dhe bixhozit.
Siç mëson Sinjali, gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur: një monitor, një llaptop, 17 tiketa të lojëra të fatit, një printer tiketash për lojëra dhe para në vlerë prej 305 euro.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy prej tyre janë liruar, ndërsa pronari i lokalit është dërguar në mbajtje për 48 orë.