Policia aksion për zbatimin e masave në Prizren, gjobiten 45 persona

Më datat 30/31 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat  tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, Konkretisht  në tri   lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe  një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti Covid -19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale. e qe nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *