Policia gjen dëshmi në banesën e 76-vjeçarit që dyshohet për pedofili
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur dëshmi lidhur me rastin në banesën e 76-vjeçarit nga Prizreni që po dyshohet për pedofili.
Sipas policisë, banesa e të dyshuarit është kontrolluar dje.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Prizren 26.04.2022 – 14:00. Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të moshuarit nga Prizreni, i cili dyshohet për pedofili.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”..
“Prizren, 29 prill 2022- Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022. Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.