Policia Kufitare e Kosovës arreston në Vërmicë një person të dyshuar, transportonte migrantë illegal

Policia Kufitare e Kosovës (DRPK, Perëndimi-Gjakovë), patrulla në Vermicë, sot më 19.01.2022, rreth orës 06:45, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i pa rregullt”, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti.

Patrulla e policisë e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet.

Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar.

Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrant të pa rregullt.

Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njësitet relevante, me urdhër të prokurorit i dyshuari m/sh/k është ndaluar, kurse personat shtetas të huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *