Policia në Prizren ka realizuar 73 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale

Drejtoria Rajonale e policisë ne Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore  13-17/11/2023 ka realizuar 73 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, dhe stacionet më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për  mes numrit të telefonitë 192 dhe 02 244 355.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *