Policia në Prizren kontrollon lokalin ku po bëhej organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Me datë 25 Tetor 2022, nga Stacionit Policor Prizren është pranuar informate se në një lokacion në Prizren dyshohet se po zhvillohen lojëra fati dhe bixhoz, që në Kosovë për momentin është e ndaluar me ligj.
Patrulla policore në detyrë i është përgjigjur rastit dhe në lokalin e supozuar janë hasur 12 persona, në lokal ka qenë edhe pronari i lokalit i cili është i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të kundërligjshëm.
Gjatë kontrollit të lokali janë gjetur edhe disa prova dhe dëshmi që ndërlidhjen me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit: disa qindra çipa-zhetonë pokeri dhe 7 palë letra pokeri.
Të gjithë të dyshuarit janë urdhëruar të paraqiten në stacionin policor dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Nga hetuesi kujdestar është informuar Prokurori i Shtetit, të gjithë të dyshuarit me urdhër te Prokurorit pas intervistimit janë liruar vetëm njeri nga ata është ndaluar për 48 orë ne ndalim policor