Policia në Prizren po e heton një person që ngacmoi një grua derisa ajo ecte në rrugë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një rast hetimi është hapur në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar.Një grua është ankuar se është ngacmuar nga një burrë derisa ajo po ecte në rrugë.Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë duke ecur në këmbë një i dyshuar mashkull i panjohur nga një automjet e kishte ngacmuar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *