Policia për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

Policia për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën Ibrahim Rugova.

Ai i tha për media se në këtë aksident janë përfshirë 14 vetura dhe se raportohet edhe për të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojè e aksdentit raportohet edhe per persona té lënduar.”

Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshte bllokuar perkohesisht, perderisa njesitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lenduar”

Hoxha tha se për detaje tjera do të njoftojnë prapë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *