Policia: Viktima e aksidentit në autostradë vdiq në vendin e ngjarjes, u godit nga furgoni derisa ishte duke hyrë në makinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje shtesë për aksidentin e djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku mbeti i vdekur një person.

Sipas policisë i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar, teksa sipas njoftimit viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari me vendim, të prokurorit është dërguar na mbajtje.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 – 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull  kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion.

Poashtu mësohet se personi që humbi jetën ishte N.A., 50 vjeçar nga Bujanoci me banim në Gjilan.

Sipas autoriteteve në Kosovë, bashkë me viktimën ndodheshin edhe dy persona tjerë, të cilët nuk pësuan lëndime. Ata kishin ndaluar në rrugë për shkak se makina kishte pësuar defekt.

50-vjeçari u godit nga një furgon teksa po hynte brenda në makinën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *