“Ponte Group”, sponsor gjeneral i KF “ Liria”

Përmes faqes zyrtare, klubi futbollistik “ Liria” nga Prizreni, njofton se ka arritur marrëveshje sponsorizimi me kompaninë “ Ponte Group”.

Sipas njoftimit, kjo kompani do të jetë sponsori kryesor i skuadrës prizrenase.

“Të mërkurën Liria dhe Ponte Group, kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi. Nga sot Ponte Group, do të jetë sponsor gjeneral.Marrëveshjen e nënshkruan përfaqësuesit e Lirisë dhe të Ponte Group.”, thuhet në njoftim pa dhënë detaje tjera shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *