Prezantohet apikacioni “Lajmëro policinë”
Sot Policia në Prizren, ka bërë prezantimin i një apilkacioni digjital “Lajmëro policinë”, përmes të cilit qytetarët mund të informojnë Policinë për të gjitha veprat penale.
“Duke nënkuptuar se teknologjia ka arritur një avansim shumë të lartë, edhe ne duhet të njdekim këto zhvillime” tha Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë.
Më tej Osnmanollaj njoftoi se “Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në, ka filluar me aplikacionin që instalohet më telefona mobil qysh nga qershori i këtij viti”.
“Përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” qytetarët mund të informojë policinë për të gjitha veprat penale që janë në kundërshtim me ligjin dhe bashkëngjitur me informacionin mund të dërgojnë edhe fotografi”, njoftoi Osmanollaj.
Aplikaciomi “Lajmro policinë” është program i raportimit digjital që ofron më shumë siguri për qytetarët e Kosovës.
“Informacion dërgohet direkt te njësia e specializuar që merret me rastet”./ Prizreni Sot /