Prizren: 56-vjeçari pëson lëndime të rënda në kokë duke prerë dru, ndodhet në rrezik për jetën

Mesditën e djeshme, një 56-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa po prente dru në Zhur të Prizrenit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tashmë ndodhet në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 56-vjeçari ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Sinjali mëson se nga Prizreni, i njëjti është transferuar menjëherë në QKUK, ku i është nënshtruar intervenimeve, teksa akoma nuk dihet nëse gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Pas ekzaminimeve që janë kryer në vendin ku ka ndodhur incidenti, të njëjtat burime thonë se derisa viktima ka qenë duke punuar, i ka rënë një dru në kokë, duke i shkaktuar lëndime.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Lëndim aksidental”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *