Prizren: Fqinjët rrahen mes vete, shkak mosmarrëveshja për pronë

Konflikti për një kontest pronësor në Prizren, ka çuar në përleshje fizike fqinjët.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ku policia ka marr një informatë se në rrugën “Yunus Emre”, në Prizren, është duke ndodhur një përleshje mes fqinjëve.

Rastit iu ka përgjigjur një njësi policore të cilët në vendngjarje kanë hasur në viktimën e cila ishte sulmuar.

E gjithë ngjarja dyshohet se kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me pronë, ku sipas viktimës e dyshuara që është fqinje e saj e kishte sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Mesohet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara dje nuk është gjetur në shtëpinë e saj për intervistim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *