Prizren, hajnat vjedhin para, stoli ari dhe i dëmtojnë derën e dritaren e shtëpisë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren.
Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, ku i kanë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe kanë shkaktuar dëme në derë dhe dritare.
“VJEDHE E RËNDË- Prizren 02.04.2023-21:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një sasi stoli ari në vlerë rreth të konsiderueshme, para të gatshme dhe kanë shkaktuar dëme në derë dhe dritare. Rasti në procedurë hetimore.”