Një burrë sulmon verbalisht tre policë në Rahovec

Një burrë ka sulmuar verbalisht tre zyrtarë policorë në orët e vona të mesnatës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përderisa tre policë ishin duke trajtuar një rast të aksident trafiku në Rahovec, një burrë i cili ishte nën ndikim të alkoolit ka sulmuar verbalisht policët. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur zyrtarët policorë kanë shqiptuar fletëparaqitje për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast të aksidentit në trafik. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, andaj kanosjen e ka bërë ndaj zyrtarëve policor kur ata i kanë shqiptuar fletëparaqitje për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *