Prizrenasi arrestohet nga policia, bashkëjetonte me një të mitur dhe i shkaktonte edhe lëndime trupore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren për shkak se i njëjti kishte bashkëjetuar për disa muaj me një të mitur. Sipas policisë, i dyshuari asaj i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore.

Njoftimi i policisë:

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar për disa muaj me viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore.

Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *