Prizrenasi e rreh gruan dhe e dëbon familjen nga shtëpia

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes e më pas ka dëbuar nga shtëpia të gjithë familjarët.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Gjatë bastisjes së shtëpisë, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë me leje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 31.01.2022-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovar e-bashkëshortes së tij dhe më pas ka dëbuar nga shtëpia të gjithë familjarët. Njësitet policore (me urdhër të prokurorit) gjatë bastisjes  së shtëpisë së dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë me leje: një pistoletë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe 191-fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *