Prizrenasi lajmëron në Polici se gruaja ia ka marrë dy vajzat e mitura dhe ka ikur jashtë shtetit

Një burrë ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij ka marrë të dy vajzat e tyre të mitura dhe dyshon se ka ikur jashtë shtetit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në njoftim thuhet se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

MARRJE E JASHTËLIGJSHME TË FËMIJËVE

Prizren, 08.02.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka marr dy vajzat e tij (njëra e mitur) dhe dyshon se ka ikur jashtë shtetit. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *