Prizrenasi sulmon me shufër metalike familjarët dhe zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, meqenëse i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes dhe zyrtarët policorë me një shufër metali.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë dhe një mjet mprehës.
“Prizren 13.02.2021-01:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës (skallper). Me vendim të prokurort i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.