Prizrenasi ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e bën për spital duke e rrahur me rrip

Një burrë ka ushtruara dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur dje në rrugën ‘Mbreti Agron’ në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit, ku burri dyshohet se për motive të ulëta e ka rrahur gruan duke e goditur me rrip nëpër trup. Si pasojë e kësaj 27-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë ftuar për intervistim të dyshuarin.

34-vjeçari është paraqitur në stacion ku ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima bashkë me fëmijët e saj ka shkuar të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *