Prokuroria në Prizren: 11 aktakuza kundër 14 personave, të dyshuar
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së. Po ashtu, kjo prokurori ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” nga neni 354 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia” nga neni 410 i KPRK-së