Zyrtarët komunal vizituan Qendrën e re të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbanë

Me rastin e fillimit të punimeve të qendrës së re të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbanë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, sot kanë vizituar hapërsirën ku do të ndërtohet kjo QMF, e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se objekti i ri dy katësh, do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, që nuk plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur.

Duke dhënë detaje të hollësishme rreth projektit, drejtoresha Arënliu-Hoxhaj theksoi se objekti i ri do të ketë një hapësirë prej 553 m², ku do të jepen shërbime stomatologjike, shërbimet e diagnoztikës (si ultrazëri e EKG-ja), dhoma e vaksinimit, inhalimit etj.

Po ashtu, drejtoresha Arënliu Hoxhaj deklaroi se deri në përfundimin e punimeve që parashihet të zgjasin rreth 5 muaj, banorët e lagjes së Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në qendrat tjera të Mjekësisë Familjare përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *