Prokuroria Në Prizren: 5 persona ndalohen për 48 orë dhe 9 aktakuza për 17 persona

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshaur, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar, se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikoptrope apo analoge”.

Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *