Prokuroria në Prizren: 8 aktakuza kundër 10 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur teë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *