Prokuroria në Prizren: Aktakuzë për “Cënim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë”
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.