Fitorja e shtatë radhazi për Ponte Prizrenin

Ponte Prizreni e ka mposhtur Sigal Prishtinën në udhëtim me rezultat 70:80 (18:18, 12:27, 15:12, 25:23), në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 18:18. Periudha e dytë ishte vendimtare në këtë përballje. Mysafirët e fitojnë këtë pjesë 12:27, për të shkuar në pushim me rezultat 30:45.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, 15:12 dhe 25:23, megjithatë, Ponte Prizreni triumfoi në fund 70:80, që ishte e shtata radhazi në këtë edicion të Superligës, përcjell KosovaPress.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 19 pikë e 10 kërcime, Daniel Lekndreaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Meriton Ismaili me 12 pikë, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Josh Martin me 18 pikë e 18 kërcime dhe Arti Hajdari me 23 pikë.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *