PROTESTË EDHE NË PRIZREN PËR RASTIN E VRASJES SË 18 VJEÇARES, MARIGONA OSMANI NGA FERIZAJ

Vrasja e 18 vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, ka ngjallur zemërim edhe në Prizren. Të mërkurën, dhjetëra vajza dhe gra kanë mbajtur një protestë në heshtje në sheshin ” Shatërvan” , duke reaguar lidhur me rastin tragjik të vajzës ferizajase.

E reja, Puhiza Shemsedini, tha se rasti i Marigonës e ka tronditur atë dhe se përmes këtij tubimi, tha ajo, dëshirojmë të solidarizohemi me rastin për të ngritur zërin tonë ndaj institucioneve rreth padrejtësive që po na bëhen, dhe ato të funksionojnë në respektim të të drejtave të vajzave dhe grave.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe anëtarja e Kuvendit të Prizrenit, Dafina Alishani, e cil tha se ndjehet tepër e shqetësuar me aktin tragjik të Marigonës, dhe për faktin se gratë dhe vajzat nuk ndjehen të sigurta.

Gratë po ballafaqohen me dhunën dhe institucionet duhet të jenë më të përgjegjshme karshi kësaj dukurie, ndërsa gratë vijoi ajo, mos të heshtin, por duhet që t’i denoncojnë rastet e dhunës.

Më pas, pjesëmarrëset e kësaj proteste kanë marshuar nëpër qendër të Prizrenit duke mbajtur pankarta në duar me mbishkrimet që të ndalet dhuna ndaj vajzave dhe grave dhe të respektohen të drejtat e tyre. /TV Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *