Protestuan edhe gastronomët prizrenas
Pas vendimit të Qeverisë për masat e reja kundë përhapjes së koronavirusit, i cili nënkupton edhe mbylljen o objekteve të gastronomisë, të shtunën kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth këtyre masave përmes një aksioni simbolik edhe gastronomët prizrenas.
Dhjetëra gastronom prizrenas, të shtunën në sheshin ” Shatërvan”, përmes një aksioni simbolik me lugë e tenxhere, kanë kundërshtuar vendimin e ri anti -covid nga Qeveria.
Ilir Shala, njëri nga pronarët e një kafiterie , tha se ne nuk po i kundërshtojmë masat, por jemi kundër mbylljes arbitrare të lokaleve nga Qeveria, e cila sipas tij, nuk i ka paralajmëruar bizneset.
Ai thotë gjithashtu se, për shkak të masave të vazhdueshme, shumë biznese janë mbyllur, pasi ato nuk janë mbështetur nga Qeveria.
Pas tubimit, pjesëmarrësit e kësaj proteste u shpërndanë të qetë./Tv Prizreni/