Protestuan edhe gastronomët prizrenas

Pas vendimit të Qeverisë për masat e reja kundë përhapjes së koronavirusit, i cili nënkupton edhe mbylljen o objekteve të gastronomisë, të shtunën kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth këtyre masave përmes një aksioni simbolik edhe gastronomët prizrenas.

Dhjetëra gastronom prizrenas, të shtunën në sheshin ” Shatërvan”, përmes një aksioni simbolik me lugë e tenxhere, kanë kundërshtuar vendimin e ri anti -covid nga Qeveria.

Ilir Shala, njëri nga pronarët e një kafiterie , tha se ne nuk po i kundërshtojmë masat, por jemi kundër mbylljes arbitrare të lokaleve nga Qeveria, e cila sipas tij, nuk i ka paralajmëruar bizneset.

Ai thotë  gjithashtu se, për shkak të masave të vazhdueshme, shumë biznese janë mbyllur, pasi ato nuk janë mbështetur nga Qeveria.

Pas tubimit, pjesëmarrësit e kësaj proteste u shpërndanë të qetë./Tv Prizreni/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *