Punësim me të njohshëm

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shumica e qytetarëve mendojnë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në bazë të meritokracisë mirëpo përmes nepotizmit.

Në sektorin publik në Kosovë janë mbi 83 mijë të punësuar. E sipas një infografike të publikuar nga REL, 34.1 përqind e qytetarëve mendojnë se për t’u punësuar në sektorin publik janë të rëndësishme lidhjet familjare/shoqërore, 30.4 përqind thonë besnikëria nga partisë, derisa 13.7 përqind ryshfeti.

Arsimin e shohin të rëndësishëm për t’u punësuar vetëm 10.4 përqind e qytetarëve, ekperiencën 4.8 përqind dhe trajnimin profesional 4.1 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *