PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble

352 ankesa janë paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga kandidatët për Kuvende Komunale.Kandidatët ankues u takojnë pothuajse të gjitha subjekteve politike dhe ankesat e tyre kundërshtojnë rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja me 3 nëntor.

Pas këtyre ankesave që ka pranuar PZAP, ky institucion ka dërguar ekipet hetuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve me qëllim të hetimit të vendvotimeve para se të marrë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *