Qendrat e hapura tregtare si Abi Çarshia lejohen të punojnë edhe pas masave të reja

Duke filluar nga sot (7 prill) kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID-19.

Në mesin e këtyre masave parashihet që qendrat e mbyllura tregtare ta ndalojnë veprimtarinë tërësisht, ndërkaq qendrat e HAPURA tregtare si Abi Çarshia lejohet ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Kjo nënkupton se Abi Çarshia është duke zhvilluar punën normalisht duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.

Si qendër e hapur moderne tregtare, Abi Çarshia ofron një sërë aktivitetesh që mund t’i zhvilloni si individë, çifte apo si familjarë.

Hapësirat e bukura për foto dhe mundësitë e panumërta për shopping janë vetëm disa prej aktiviteteve që kjo qendër i ofron.

Të gjitha këto aktivitete mund t’i kryeni në Abi Çarshia edhe gjatë periudhës së shtrëngimit të masave, ndërkohë që kafenë e shijoni si Take Away nga lokalet e shumta që gjenden aty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *