Qytetari gjen një shumë të parave në rrugë në Prizren, policia e kërkon pronarin
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Prizren ka gjetur në rrugë një shumë të parave dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici, shkruan Gazeta Express.
Ende nuk dihet se kudh është pronari i tyre, teksa policia ka kërkuar që personit të cilit i kanë humbur ato të lajmërohet dhe t’i marrë ato.
“Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave , ne Rrugën “Xhevat Berisha” ne Prizren .
Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.
Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .
Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.