Qytetari në Prizren dorzon në Polici të hollat e gjetura
Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare Vermicë. Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej pesëqind e tridhjetë (530) euro dhe një (1) dollar amerikan.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.