Qytetari nga Prizreni dorëzon në polici të hollat e gjetura, kërkohet pronari i vërtet

Policia Rajona e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë një qytetar nga Prizreni, F.H, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave , ne Rrugën “Zahir Pajaziti” ne Prizren.

Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F H, për
gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura , në stacionin e policisë, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *