Qytetari prizrenas mashtrohet përmes rrjeteve elektronike
Policia në Prizren, pranoj një deklaratë nga një qytetar pasi kishte rënë pre e mashtrimeve përmes mesazheve elektronike, ka filluar hetimet për këtë rast.
Viktima pasi kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlere të kësaj dhurata i njëjti kishte paguar rreth 20.000 (njëzet mijë euro), e ka parë së tashmë është mashtruar dhe ka kërkuar ndihmë e policisë. Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar.
Policia në Prizren në konsultim me prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për rastin e mashtrimit.
Drejtoria e policisë në Prizren, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pranojnë asnjë mesazh të dyshimtë përmes rrjeteve elektronike apo mesazheve telefonike, pasi të dyshimtit duke i mashtruar viktimat se kinse kanë fituar dhuratë, po arrijnë që të përfitojnë duke i mashtruar qytetarët.