Rahovec, gjendet i vdekur një person në veturën e tij

Një person është gjetur i vdekur në veturën e tij në Rahovec.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00, ndërsa vdekjen e viktimës e konstatuar ekipi mjekësor që ka dalur në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në veturën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës .Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *