Raportohet “Dhune ne Familje“, sekuestrohen dy arme zjarri

Me datë 05 Dhjetor 2022 rreth orës 16:40 , ne Stacionin Policor Suhareke raportohet për rast “ Dhuna ne Familje “ ne fshatin Mushtisht.

Rastit te raportuar ,ne vendin e ngjarjes i përgjigjen njësite relevante policore ; njësite patrulluese ,ato te hetimeve dhe hetuesi i rasteve “ Dhune ne familje”. te cilët i ndërmarrin masat e duhura . Identifikohet personi i dyshuar E.M. ( 46 vjeç ) ,i cili arrestohet për shkak te dyshimit se i njëjti ne mënyre sistematike ka ushtruar “ Dhune “ kundër familjareve te tije. I dyshuari e kërcënon me vrasje bashkëshorten e tije.

Gjate ndërmarrjes se veprimeve te mëtejme ligjore nga ana e hetueseve policor, ne vendin e ngjarjes, respektivisht ne njërën prej dhomave ne shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur dy arme zjarri ; një pistolete ,një pushke dhe 16 fishekë te cilat me pas sekuestrohen ne cilësi te dëshmisë materiale.

Kundër të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën “ Dhuna ne Familje “ si dhe “ Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve”.


Lidhur me ketë njoftohet Prokuror i Shtetit me aktvendim me shkrim te te cilit te dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 ore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *