Romani “Legjenda e vetmisë”

Romani “Legjenda e vetmisë” i Ridvan Dibrës, është roman flet për vetminë që në fillim.

Shkruan: Msc. Bekri Murselaj

Ky roman fillon në këtë mënyrë: “Bala rri vetëm gjithmonë. Edhe pse nuk e pëlqen vetminë”.

Ky mendim lexuesin e orienton drejt temës “legjendës” që do të rrëfehet në vazhdim.

Bala kryepersonazh i këtij romani, bëhet përjetuesi kryesor i “Legjendës së vetmisë”.

Kjo legjendë brenda romanit nuk bëhet vetëm rrëfim por dhe përvojë e hidhur për kryepersonazhin Bala.

Pra, që në fillim të romanit Bala, ndjen vetminë, ku kjo vetmi në rrëfim e sipër i bëhet detyrim Balës.

Koha që kalon Bala vetëm, pas vrasjes së të atit bëhet vetmi e detyrueshme.

Personazhi mishërohet me legjendën në fjalë, sepse gjatë gjithë kohës thur plane për hakmarrje ndaj vrasjes së të atit. Vetmia i shërben personazhit për të realizuar planet e tij, saqë mbyllet gjatë gjithë kohës në vete, duke menduar hakmarrjen.

Bala e njeh jashtëzakonisht realitetin e krijuar rreth tij, kurse intriga e krijuar nga nëna dhe fqinji edhe më shumë Balën e largon nga e ata.

Për të vetmia bëhet “jetë” që e prek në shpirt. Vrasja e të atit e mbyll me botën e përditshme, mashtrimet e nënës e mbushin me inat, ndërsa sjellja e fqinjit e fut në hakmarrje. Ai pra, njeh gjithçka në jetë pavarësisht se çka i ofrojnë të tjerët (nëna dhe fëqinji).

Për Balën legjenda bëhet e vërtetë sepse i hakmerret fqinjit për vrasjen e të atit; ndërsa vetmia bëhet mision, që nuk arrin ta realizoj në tërësi vrasjen e fqinjit.

Ndërsa nëna gjatë gjithë kohës me intriga dhe mashtrime arrin qëllimin e saj (martesën me fqinjin), duke dëmtuar të birin për fqinjin. Romani mbyllet me thënien: “Nana djalin e ka qorrue, me gjaks t’burrit m’u martue”!

Ky roman i Ridvan Dibrës, fillon si legjendë por rrëfen një të vërtetë të hidhur të botës tonë shqiptare, ku flet për një mentalitet dhe ambient të mbyllur shqiptar.

Fakti është që në këtë roman gjithçka fillon si legjendë, për të prekur realitetin tonë të përditshëm.

Këtu vetmia dhe legjenda bëhen jetë për Balën, por bëhen jetë e vështirë dhe e rëndë, sepse ai kalon nëpër peripeci të ndryshme duke u sulmuar dhe kundërshtuar nga të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *