Rrahet keq një person në Prizren, shkak mosmarrëveshja në trafik
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga një tjetër si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.
Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 11.02.2022 – 13:30. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pasur me një të dyshuar mashkull, ishte sulmuar fizikisht nga ai. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.