Rrahje mes katër personave në një lokal në Prizren, përfshihet edhe një femër
Një rrahje mes katër personave mesin e tyre edhe një femër, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në një lokal në Prizren.
Deri te rrahja kishte ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje mes një klienti dhe pronarit të lokalit.
“Është raportuar se në një lokal, pas një mosmarrëveshje në mes një klienti dhe pronarit janë rrahur mes veti katër të dyshuar , tre meshkuj dhe një femër kosovar/e dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , rasti vazhdon në procedurë të rregullt