Rrahje në Prizren, arrestohen gjashtë persona

Një rrahje ka ndodhur në Prizren, ku janë arrestuar gjashtë persona.

Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *