Rrahje për borxh në Gjonaj të Hasit
Një rast i rrahjes për borxh ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Hasit.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pas lëndimeve që kishe marrë nga rrahja.
I dyshuari është arrestuar nga policia, transmeton ‘PrizrenPress’
Raporti i policisë:
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor.
Dyshohet se deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me një borxh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.