Rrënohet objekti në Dardani
𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐈𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐚𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧ë 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐦ë𝐩𝐚𝐫𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭ë 𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐫ë𝐬 𝐤𝐮 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯 𝐧ë 𝐋𝐚𝐠𝐣𝐞𝐧 𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧𝐢𝐚
Me qëllim të harmonizimit të kërkesave dhe obligimeve që dalin nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në zbatim të vendimit të Kuvendit të Komunës, të datës 13 Tetor 2021, vendim i cili e obligon Komunën e Prizrenit të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore, autoritetet Komunale, gjegjësisht Drejtoria e Inspektorateve, sot ka filluar rrënimin e objektit i cili është kontestuar nga banorët e Lagjes Dardania.
Me këtë rast Komuna e Przrenit po zbaton vendimin e Kuvendit të Komunës në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, poashtu po përmbush kërkesat e banorëve të Lagjes Dardania.