Prej sot hyrja në lokale me dy doza të vaksinës

Prej sot për të hyrë në çdo lloj objekti në ambient të mbyllur ose të hapur, qytetarët do t’ju duhet të posedojnë certifikatë ose vërtetim për imunizim ndaj Kovid-19, respektivisht të kenë dëshmi se kanë pranuar dy doza të vaksinës. Veç kësaj, qytetarët kanë mundësi të frekuentojnë këto objekte me vërtetim se kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit.

Ky vendim është marrë në seancën e Qeverisë të mbajtur më 26 tetor.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm, gjithashtu u bën apel qytetarëve të cilët nuk janë të imunzuar, që të vaksinohen sa më parë, pasi siç thonë vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet imuniteti kolektiv.

Ministria e Shëndetësisë

“Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga nesër 15 nëntor 2021 për hyrje në çdo objekt, është e nevojshme certifikatë apo vërtetim të imunizimit ndaj kovid-19, më respektivisht certifikatë për pranim të dy dozave të vaksinës, ose vërtetim për kalimin e koronavirusit në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit”

Gjithashtu, ekzekutivi ka miratuar masa lehtësuese për organizimin dhe mbajtjen e seminareve, trajnimeve, kurseve, në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50 për qind të kapaciteteve të hapësirës. Me vendim të Qeverisë, lejohet edhe puna e bareve dhe klubeve të natës, si dhe objekteve hotelierike të cilat janë regjistruar për ahengje, dasma, ditëlindje dhe organizime të ngjashme, në 50 për qind të kapaciteteve së hapësirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *